Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite të së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat.

Tre mjete janë përplasur njëra-tjetrën, në një tentativë të gabuar në manovër parakalimi. Si pasojë dy mjete janë dëmtuar lehtë, ndërsa një tjetër tip Skoda ka përfunduar i ngulur në barrierën e hekurt anësore nga krahu i drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe policia e Qarkillimit Rrugor ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjes, të cilët pasi kanë mbërritur e kanë nxjerrë shoferin e bllokuar nga mjeti dhe më pas ai është nisur me urgjencë për në spitalin e Lushnjes, me disa dëmtime në trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Janë dashur dhe kalimtarë të rastit që kanë ndihmuar për largimin e mjetit nga barriera e hekurt dhe fatmirësisht drejtuesi 30-vjeçar është shpëtuar.

Policia Rrugore, pasi është përcjellë i plagosuri për në spitalin e Lushnjes po vijon procedurat për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.

Dyshohet se një manovër e gabuar në parakalim e një prej merre mjeteve të përfshira në aksident ka qenë shkaku i aksidentit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.