Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan –Peqin, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjocajve. Një mjet tip "Audi" është përplasur me mjetin tip "Benz" dhe si pasojë është aksidentuar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për Nevruz Bogdanin, 62 vjeç dhe Xhevrie Bogdanin, 58 vjeç, e cila është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga automjeti tjetër dy persona janë plagosur. Ata janë: A.B.,25 vjeç dhe S.Gj., 27 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Elbasan –Peqin, te kryqëzimi i Gjocajve, Peqin, mjeti tip "Audi" është përplasur me mjetin tip "Benz".

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi që drejtonte mjetit tip "Benz" si dhe bashkëshortja e tij, të cilët u transportuan në Spitalin e Elbasanit, janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.