Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik pranë fshatit Jagodinë.

Një makinë tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anash rrugës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur një person i cili është dërguar në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1607983856_MAKIJNA.jpg