Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 2 persona, video nga 'BMW'-ja e përmbysur prej aksidentit

PEQIN- Një aksident mes dy makinash ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, ku janë lënduar 2 persona. Ata janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit me urgjencë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Makina tip "BMW" me drejtues E.D., banues në Cërrik është përplasur me makinën tip "Opel", me drejtues P.H., banues në Peqin, ku "BMW" është kthyer përmbys kurse tjetra është dëmtuar në pjesën e majtë të saj.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit "Opel" dhe pasagjerja. Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip "BMW ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para vështirë të shpëtosh nga vdekja e papritur

Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para vështirë të shpëtosh nga vdekja e papritur