Një aksident me pasojë një të vdekur dhe 6 të plagosur ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin.
Mjeti tip Kamioçin dhe mjeti tip "Ford", janë përplasur dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip " Ford". Burime për Report TV bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ardjan Xhaja, 51 vjeç, nga Saranda punonjës policie në Burgun e Peqinit.
Të plagosur kanë mbetur, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeça, banues në fshatin Mollas, Gëzim Baku, 60 vjeç, nga Gostima, Marius Hysa, Mollas, Kudred Hasa, 27 vjeç dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar. Siç shihet edhe nga pamjet mjeti tip 'Ford' është shkatërruar krejtësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Viktima i aksidentit të mbrëmjes së sotme në aksin Elbasan-Peqin, është Ardjan Xhaja, punonjës policisë në Burgun e Peqinit.