Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz.

Si rezultat i aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës duke shkaktuar trafik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.