Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë rreth orës 22:15, një mjet tip "Volkswaken" me drejtues Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje ka aksidentuar një kalimtare e cila ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Menjëherë pas përplasjes makina ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij D.K, 22 vjeçe.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Në datën 17.06.2018, rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel "Adma", shtetasi  Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip "Volkswaken" ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.