Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë ne aksin Fier-Roskovec në vendin e quajtur Kuman.

Një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të ‘disiplinuar’ trafikun.