Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.

Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ me drejtues A.B., është përplasur me mjetin tip ‘Ford’ me drejtues K.K..

Për pasojë, është plagosur kjo e fundit, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas raportimeve, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip "Ford" me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:38
Zbulohet emri/ Kush është e plagosura nga aksidenti në aksin Fushë Krujë-Krujë

1635874988_akk.JPG

Report Tv mëson se e plagosura e aksidentit në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë është Klea Kau. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti tip 'Ford' ku udhëtonte e reja ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.