Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy makina! Njëra prej tyre përfundon në kanal, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy makina! Njëra prej tyre përfundon në kanal, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Makina në kanal si pasojë e aksidentit në Korçë-Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie mbrëmjen e sotme, raporton gazetari Armand Braho.

Në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Mësohet se një nga drejtuesit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

Fatmirësisht në aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë