Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Voskopojë në vendin e quajtur kthesa e Goskovës, ku një mjet tip furgon me targë KO 6311 B me drejtues shtetasin N.Xh ka përplasur një karrocë në të cilën ndodheshin katër persona, anëtarë të një familjeje.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy prindërit dhe dy vajzat të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 11.06.2018, në rrugën Korçë-Voskopojë pranë vendit të quajtur "Kthesa e Goskovës", janë përplasur një mjet tip furgon me targë KO 6311 B me drejtues shtetasin N.Xh, me një karrocë të tërhequr nga kuaj. 

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i karrocës shtetasi F.H, 50 vjeç, si edhe shtetaset B.H, 45 vjeçe, E.H, rreth 21 vjeçe dhe E.H, 19 vjeçe, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.