KUKES- Përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Kukës-Morinë ka shkaktuar katër të plagosur, ku më rëndë paraqitet gjendja e njërit prej tyre.

Mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Uzinës” një automjet i EULEX-it, me targa EU 791PV, është përlasur me një tjetër mjet më targa SK 5100 AF, që ecte ne drejtim të kundërt.

Si pasoje përplasjes kanë mbetur të plagosur katër personat që ndodheshin në dy mjetet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, ku burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se më rëndë paraqitet gjendja e njërit prej tyre, i cili është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi për disa minuta në këtë aks rrugor.

Policia ka mbërriur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)