Fier-Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Cakranit”.
Dy automjete njëra tip “Benz” dhe tjetra “Peugeot” janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mitur i njërit prej mjeteve Oktavio Merdanaj, rreth 16-vjeç.
Makina e viktimës është përplasur me mjetin me drejtues S. B., 30 vjeç.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti që drejtohej nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.
Njoftim i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente









