Sipas figurës stilistike të Edi Ramës që e ka përdorur rëndom prej dy vitesh tashmë, drejtësia e re, fëmija I ri I shtetit të lindur prej vullnetit të mazhorancës e ka plagosur në shumë vende mazhorancën.

Po sipas Ramës, kjo ka qenë kosto e një procesi shtetformues, një lloj modeli për të treguar se eksperimentet I bjënë në trupin e vet.

Megjithatë, realiteti është përtej metaforave apo edhe stilistikës. Drejtësia e re, përkatësisht SPAK, ka një eskortë politike luxuru, që do të thotë SHBA dhe BE, që I k lejuar të lëvizë fort për ta bërë plagosjen e mazhorancës letale-vdekjeprurëse.

Në shkurt, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare arrestoi në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e ka mbyllur brenda në paraburgim, duke e trajtuar si peng, e pas 11 majit hodhi bombën tjetër të madhe, ku ka hapur një gropë të madhe në mazhorancë. Atë të shpalljes si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën ka tentuar ta shkarkojë nga funksioni, ka kërkuar të arrestojë, e në publik ka hedhur një sasi masive municioni për ta denigruar.

Në 2025-n, ajo që Edi Rama e quan fëmija më europian I socialistëve-drejtësia e re, e ka qëlluar dy herë fër zemrës trupin e mazhorancës. Synimi nuk ka dyshim që është rrëzimi I trupit të këtij “përbindshi” politik, për të cilin është I shokuar çdo faktor ndërkombëtar që ka lidhje me Shqipërinë, apo merret me të.

Nëse dikush e mban mend Samitin e BE-së në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit, përkatësisht më 15 maj, skena më epike është kur kancelari I ri gjerman, Friedrich Merz, I drejtoj katër gishtat Edi Ramës, si përkthim i mandatit të katërt. 

Pas asaj katërshe të njeriut më të fuqishëm të Europës, shpërthyen teoritë e fantazitë: Katër mandate tiii? Ore si ja bën? Je në metro ti, me katër mandate, ku të çon mushka? Edhe në qofshin thjeshte prodhim fantazie, pyetjet për katrën, Edi Ramës ja kanë bërë të gjithë mediat e rëndësishme që e kanë intervistuar.

Përgjigja ka qenë pikërisht drejtësia, reforma që ka sjellë një revolucion real dhe të vërtetë pas rrëzimit të komunizmit, të cilin edhe pjesëmarrësit e idealeve të dhjetorit e quajnë një lojë pallati.

Nuk ka një rast tjetër ku një institucion shtetformues të godasë kaq fort krijuesin e vet. E kjo goditje nuk ka qenë hapje hetimesh, procese të hapura e një odise gjyqesh, ku politikanët e mazhorancës të përballen me akuzat zyrtare të SPAK.

Jo, kanë qenë masa ekstreme, arreste me burg, regjim I fortë dhe i mbyllur në paraburgosje, situatë jo e barabartë në aksesin e dokumenteve, e mbi të gjitha një process publik denigrimi.

Jemi prej shkurtit të këtij viti e deri më sot, kur mazhoranca është nën rrethim nga SPAK-u i Altin Dumanit. 

Përballë kësaj situate, mazhoranca ka fituar zgjedhjet parlamentare pa hedhur asnjë katapultë me zift të nxehtë kundër organit që e lindi, përveç disa shigjetave të shkurtëra në kohë të caktuara.

Ndërkohë që pas sulmit të fundit, përkatësisht rastit Balluku, mazhoranca hapo betejën me SPAK, duke e dërguar në kushtetuese. Por SPAK tentoi t mbyllë betejën brenda vitit, duke hapur fantazmagorinë e AKSH-it, ku bashkë me ramet e kompkjuterave llogariten edhe milionët e çokollatave, apo me tenderat e sfotëereve, qindra mijëra eurot e verave të shtrenjta. Ku apartamentet pësojnë një lëvizje numrash më keq se në krizën e 2008 në Ëall Street dhe paratë në bankat e huaja lëvrisin si ari i John Mçgoë në vitin 1992.

Së paku deri në ditën e Krishtlindjeve, nga kjo betejë palët mbahen në këmbë, por beteja e fortë pritet pas gjelit t detit. Ta mendosh, nuk ishte kot ai deliri në panelet e panumërta që thonin se Rama nuk e ha dot gjelin e detit. Betejë që u kthye në epike, po në 2026 ka gjasa të marrë përmasa dramatike./Tema