Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin
plagoset një shofer me pasagjerin

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin<br />plagoset një shofer me pasagjerin
LEZHE - Përplasja e dy automjeteve në aksin që lidh Lezhën me Shëngjinin ka shkaktuar plagosjen e dy personave.
 
Aksidenti ndodhi rreth orës 11 në vendin e quajtur Sake, ku në tentativë për të hyrë në një rrugë dytësore, një “Fiat” me targa AA 653 AY me drejtues 55- vjeçarin Tom Nika nga Ishull Lezha, është goditur nga një tjetër automjet që drejtohej nga 33- vjeçari Gjergj Totaj, i sapohyrë në parakalim.
 
Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve janë plagosur drejtuesi i “Fiatit”,  55-vjeçari Tom Nika si dhe nje pasagjer i tij, që pas ndihmës së marrë në spitalin e Lezhës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Ekspertë të policisë rrugore kanë bërë të ditur se tentativa e menjëhershme e drejtuesit të “Fiatit” për të kaluar në një rrugë dytësore është bërë shkak i përplasjes, ndërkohe që ata kanë ndaluar edhe 33-vjeçarin nga Mirdita që drejtonte mjetin tjetër të përfshirë në aksident deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë