Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Shënkollit. Një makinë ka përplasur një 16 vjeçar.

Aleks Mandreaj është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P. G., ka përplasur një këmbësor rreth 16-vjeç, i cili u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën” informoi sot policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar