Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëmtimin e një prej shoferëve, konkretisht i mjetit tip Opel.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rreziku për jetën dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin përkatës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.