Aksident në aksin Librazhd –Prrenjas, tre persona mbeten të plagosur

Aksident në aksin Librazhd –Prrenjas, tre persona mbeten të plagosur

Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash.

Një mjet tip "Ford" i drejtuar nga një 22 vjeçar nga Shkodra me iniciale I.I është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili drejtohej nga B.Ç., 59 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët e "Benzit", janë transportuar në Spitalin e Prrenjasit, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd 


Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Librazhd -Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip "Ford" me targa AA 108 MT me drejtues shtetasin I.I. 22 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip "Benz", me targa AA 269 AE,me drejtues shtetasin B.Ç., 59 vjeç banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip "Benz", të cilët janë transportuar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë