Katër persona janë lënduar në një aksident në rrugën Lushnje-Berat pranë fshatit Çukas.

Një automjet tip ‘Volkswagen’ është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Katër të plagosurit që udhëtonin në të janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierën anësore e më pas ka përfunduar duke u rrotulluar disa herë derisa makina është përmbysur.

Policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.