Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin MatShkopet, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi makinën.

Fatmirësisht drejtuesi i makinës nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak-Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.