Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin Memaliaj-Mallakastër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me karaxhatën metalike të rrugës.

Ngjarja ka ne vendin e quajtur Mogila, gati 4 km nga qyteti i Memaliajt kur një automjet i marrë me qira nga një shtetas italian, ka dalë nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit. Siç shihet edhe nga fotot që ka siguruar Report Tv makina është kthyer përmbysur.

Drejtuesi i mjetit, ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e saj.

1656491704_WhatsAppImage20220629at10.19.50AM1.jpeg

1656491223_WhatsAppImage20220629at10.19.50AM.jpeg