MIRDITE - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 7 personave ka ndodhur në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të plagosur 7 persona.
 
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur Fran Gjoklaj 61 vjeç, Ndue Gecaj 80 vjeç, Vat Gecaj 70 vjeç, Sul Vasha 63 vjeç , Behar Beluli 24 vjeç, Nik Doci 27 vjeç, Lush Gjoklaj 47 vjeç.
 
Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Kurbinit, ku burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

aksident

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)