Aksident në aksin Milot-Thumanë, makina përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë në spital një 24-vjeçar

Një i ri gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 të së dielës në autostradën Milot-Thumanë, pranë mbikalimit të Patokut, ndërsa viktimë e këtij aksidenti mbeti shtetasi me iniciale D.Gj 24-vjeç banues ne Laç.

Ai ndërroi jetë disa minuta pas aksidentit në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesi i mjetit tip “BMW”, si dhe lagështira në rrugë janë bërë shkak për aksidentin.

Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Drejtuesi i një automjeti tip “Ford” humbi kontrollin dhe ra në një gropë me ujë, por fatmirësisht nuk mori lëndime dhe pas marrjes së ndihmës parë mjekësore gjendja e tij është e stabilizuar.

Pavarësisht masave të ashpra ndëshkimore nga policia rrugore, aksidentet vijojnë të të jenë shqetësim në rrugët e qarkut të Lezhës, ku vetëm gjate këtij muaj janë regjistruar 6 viktima.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 31/01/2021 20:00

    vazhdoni se ne terezi e keni,, ne varreza e keni vendin...

    Përgjigju
  • Ola: 31/01/2021 19:42

    Gjynaf qe esht demtuar trafikndaresja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos