Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me targa gjermane përfundon në kanal, çifti dhe 2 fëmijët e mitur në spital

BERAT-Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Ka qenë automjeti tip Nissan që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Mësohet se Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar në kanal. Ata janë transportuar drejt Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim. Mjekët e spitalit konfirmojnë se janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri