Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.

Të njëjtat burime konfirmojë në se 3 të plagosurit, mes tyre një grua, ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sakaq, gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje.