Aksident me 5 të plagosur në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën

Lushnjë-Një aksident është regjistruar sot në në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Një makinë tip Smart është përplasur me një Toyota dhe të dyja kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është një manovër e gabuar nga dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima