Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplaset me motorin, plagoset 33-vjeçari

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplaset me motorin, plagoset 33-vjeçari

Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër - Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem. Një makinë është përplasur me një motor dhe si pasojë ka mbetur i lënduar 33 vjeçari që drejtonte motomjetin.

"Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK