Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, humb jetën një 60-vjeçar (VIDEO)

Një 60-vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksident rrugor në aksin Tapizë-Thumanë.

Sipas një informacioni të policisë, në orën 08:15, 60-vjeçari me inicialet H.M, duke drejtuar një makinë tip Fiat është përplasur me një tjetër automjet, Benz.

Për pasojë shoferi 60-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve 41-vjeçari, shofer në makinën Benz, me inicialet K.B 
    
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, njofton policia, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Dy makinat e përfshira në aksident

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji