FIER - Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tepelenë-Levan. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur kater persona, ku tre prej tyre udhëtonin me një veturë që vinte nga Tepelena në drejtim të Fierit.
Të plagosurit janë: Fatime Kapaj, 58 vjeçe; Ermira Llakaj, 30 vjeçe si dhe drejtuesi i mjetit, M. Zeqo 35 vjeç nga Tepelena. Mësohet se shkaku i këtij aksidenti, i cili ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj, ka qënë një karrocë që i ka prerë rrugën mjetit në kohën që po kalonte në krahun tjetër të autostradës për shkak të mungesës së një nënkalimi.
Nga përplasja ka marrë plagë të rënda edhe drejtuesi i karros, Shefki Troka. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me këtë ngjarje, e cila fatmirësisht nuk ka patur viktima. Të plagosurit janë shtruar në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com