Një aksident është regjistruar mesditën e sotme (20 dhjetor) në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime për Report Tv, informojnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.