Një kalimtare e moshës rreth 35-40 vjeçe është përplasur për vdekje. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës ‪19:40 në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë një makinë me drejtues një person me inicialet D.B. përplasi për vdekje kalimtaren, e cila akoma nuk është identifikuar.

Nga të dhënat e para dhe dëshmia e shoferit të makinës që është ndaluar dyshohet se kalimtarja i ka prerë rrugën automjetit që po lëvizte nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit duke vijuar më tej me procedurat hetimore.