Tiranë- Aksidentohet për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës një shtetas pakistanez. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar afër mbikalimit të Kasharit, ndërsa policia e Tiranës ka arrestuar sot shoferin shtetasin Sabah Maçi, 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:40 në autostradën Durrës-Tiranë, ku 25-vjeçari që ishte kthyer nga Anglia, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll.
Makina ku humbi jetën shtetasi i huaj
Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj N.R., ndërsa shoferi 25-vjeçar, ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.