Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me shtyllën e tensionit! Shoferi i plagosur dërgohet në spital, edhe OSHEE në vendngjarje (VIDEO)

Lushnjë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 tetor), në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, me pasojë një person të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Konjat.

Mjeti me targa AA825MI, ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Lushnjës me urgjencë.

Polica dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Edhe njësia e avarive të OSHEE ishte prezente, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën, për shkak të dëmtimit të shtyllës elektrike, por edhe për të shmangur rënien e udhëtarëve dhe banorëve të zonës në rrymë elektrike, derisa të kryhet riparimi.

Policia tha se drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i shpejtësisë së lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës. 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se dalja nga rruga ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej limiteve të lejuara. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'zhdëp' 5-1 Sevillan, Lewandowski 'si vera'! Katalanasit shkëputen nga Real Madrid

Barcelona 'zhdëp' 5-1 Sevillan, Lewandowski 'si vera'! Katalanasit shkëputen nga Real Madrid