Një 77-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në Sukth, ku viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, në momentin që është përplasur nga një automjet tip "Ford",  me drejtues 62-vjeçarin Andrea Liko nga Lushnja.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.