VLORË- Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen.

Sipas burimeve, kanë mbetur të dëmtuar tre persona. Akoma nuk bëhet i ditur identiteti dhe gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

Të plagosurit janë transportuar për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.