BERAT- Një djalë 28-vjeçar nga Berati ndërroi jetë në një aksident tragjik pranë Dimalit në Berat. Kliti Merkaj siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë që Report Tv disponon, u përplas me rreth-rrotullimin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe përfundoi me makinë buzë një kanali. I riu u dogj brenda makinës që shpërtheu në flakë.
Një muaj më parë, në janar, familja Merkaj nga Berati humbi një nga djemtë e familjes, Jurgenin, 32 vjeçar, i cili u gjet i mbytur në ujërat e lumit Osum.
Këtë 21 shkurt rreth orës 3 të mëngjesit, familja mori një tjetër lajm tragjik se djali i mbetur i shtëpisë, Kliti, kishte ndërruar jetë në mënyrë të tmerrshme.
I riu ishte duke udhëtuar me makinë kur në aksion rrugor Ura e Kuçit- Dimal, është përplasur me rreth-rrotullimin, më tej ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor. Makina është përfshirë nga flakët dhe 28-vjeçari Kliti Merkaj nuk ka mundur të dalë duke ndërruar jetë tragjikisht i shkrumbuar nga zjarri brenda automjetit.
Report Tv ka siguruar video nga kamerat e sigurisë të një karburanti anë rrugës, ku shihet se i riu është duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor. Aksi ka qenë i ndriçuar por me atë shpejtësi të madhe, Kliti Merkaj e ka pasur të pamundur të manovrojë duke i rënë drejtpërdrejtë shtyllës elektrike të ndriçimit në rreth-rrotullim.
Forca e përplasjes si pasojë e shpejtësisë, e ka nxjerrë makinën jashtë rrugë duke përfunduar në një kanal ujërash të zeza. Menjëherë makina ka shpërthyer në flakë siç duket edhe në këto pamje të para pak pas aksidentit që Report Tv siguron.
28-vjeçari jetonte me gjyshen në Berat, e cila kishte ndërruar jetë së fundi. Prindërve i ishte dashur të ktheheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetonin, për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyshes, por në atdhe u përballën me humbjen e djalit të vetëm. Kapluar nga një dhimbje e papërshkrueshme, Report Tv mëson se prindërit e të ndjerit herët në mëngjesin e kësaj të marte, kanë ardhur pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia.
Shokuese janë pamjet e sigurura nga Report Tv ku humbi jetën Kliti Merkaj, 28-vjeç pasi u përplas me një shtyllë ndriçimi e më pas u dogj. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është shkrumbuar totalisht së bashku me trupin e të riut.
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Merkaj,e cila rreth 1-muaj më parë humbi djalin, që u gjet i mbytur në ujërat e lumit Osum. Një tjetër vdekje e dhimbshme dhe tragjike për këtë familje ishte aksidenti i rëndë i djalit të tyre 28-vjeç,i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur gjatë natës.
Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit të sotëm ku humbi jetën një 28-vjeçar. Në vendngjarjekanë mbetur vetëm disa copëza të makinës së shkrumbuar mbrëmjen e djeshme. 28-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shtyllën, më pas ra në kanal duke u shkrumbuar.