BERAT - Një këmbësor i aksidentuar sot në Berat ka ndërruar jetë në spital.

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë, Diamant Gogën si shkaktar të aksidentit.

Aksidenti fatal i mori jetën Sotir Tapijës, 89 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Beratit.

Goga përplasi këmbësorin 89-vjeçar me automjetin e tij përballë bibliotekës së qytetit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)