Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Ura Vajgurore- Berat, ku si pasojë mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë një 40- vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ditën e djeshme, 55- vjeçari Sokrat Gjolena, banues më Berat, ka përplasur me automjetin e tij këmbësoren K.S, 40 vjeç.

E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim të specializuar, ndërkohë që shoferi 55-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i policisë
• Sokrat Gjolena 55 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Urë Vajguror - Berat, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen Passat, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasen K.S. 40 vjeçe, banuese në Berat, e cila po merr mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com