Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Bulqizë-Qafa e Buallit.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit i identifikuar si A.I., 58 vjeç, dhe pasagjerja me iniciale Z.I.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.
Njoftimi i plotë:
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 09.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se një automjet ka dalë nga rruga.
Menjëherë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se pranë mbi-kalimit, në aksin Bulqizë- Qafa e Buallit, shtetasi A.I, rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin mbi automjet, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjerja shtetasja Z.I.
Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.