BULQIZË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy mjete të tjera, e për pasojë dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë Idajet Gjoka dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë dërguar te Trauma, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento