Aksident në Cërrik, i moshuari përplaset për vdekje nga një makinë

Aksident në Cërrik, i moshuari përplaset për vdekje nga një makinë

Foto ilustruese

CËRRIK-Një 83-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi është aksidentuar nga një makinë në fshatin Klos. Sipas policisë, V. Sh. 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtuar mjetin tip "Iveko" me targa AA 576 MY, ka aksidentuar R.Xh. 83 vjeç banues në fshatin Klos, i cili po drejtonte një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Aksidenti ka qenë fatal për të moshuarin, që ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor