Aksident në dalje të Lezhës, plagosen rëndë dy qytetarë! Shoqërohet në polici drejtuesi i njërit prej mjeteve

Aksident në dalje të Lezhës, plagosen rëndë dy qytetarë! Shoqërohet në polici drejtuesi i njërit prej mjeteve

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit. Mjeti tip "Range Rover" me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj., dhe pasagjere D.Gj..

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i  mjetit  shtetasi K.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime