Një aksident automobistik është regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr. 15 në Durrës tek rruga që të çon tek Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’.
Një kamion mallrash është përplasur me një autoveturë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme për materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka normalizuar trafikun dhe po administron provat për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Komento
Komente







