DURRËS - Vdes fëmija 4 vjeçar në aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së dielës në kufirin ndarës të rrethit të Durrësit me Tiranën në fshatin Pjezë ku ka humbur jetën një fëmijë 4 vjeçar.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është plagosur edhe një 6-vjeçar. Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Pjezë, pasi dy automjete, njëri tip BMW dhe tjetri tip Benz u përplasën me njëra-tjetrën.
Në mjetin tip BMW gjendeshin dy fëmijë të vegjël, së bashku me prindërit. Nga përplasja fëmija 4 - vjeçar me inicialet N.SH humbi jetën rrugës për në spital, ndërkohë që vogëlushi tjetër 6-vjeçar A.SH ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur babai i dy fëmijëve Nuredin Shehu si dhe dy persona të cilët udhëtonin në automjetin tip Benz. Paraprakisht mendohet se shkak aksidenti është bërë shpejtësia e mjeteve si dhe ndriçimi i kufizuar i zonës.
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com