Aksident në Elbasan - Peqin, vdes
60-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Elbasan – Peqin ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur katër të tjerë.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se, ka humbur jetën 56 vjeçari Azbi Broshka kur dy automjete të cilët lëviznin në drejtime të ndryshme janë përplasur në vendin e quajtur Balldren.

Audi A6 me targë HY 04 HYF me drejtues Melaim Beluli dhe mjeti Peugeot me targë AA 206 KN me drejtues Skënder Sejdini ku në të ishte pasagjer Azbi Broshka i cili ka mbetur viktimë, ndërsa janë plagosur Valbona Çekrezi, Bedri Gripshi, Mylaim Behluli dhe Skënder Sejdini.

Dy të fundit, të cilit ishin drejtuesit e automjeteve qe u përplasen jane arrestuar.

aksidenti
Policia në bashkëpunim me forcat e shërbimit zjarrfikës e kanë pasur të vështirë që të nxjerrin nga mjetet personat e plagosur.

Të katër të plagosurit, u dërguan menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku morën ndihmën e parë mjekësore dhe më pas dy drejtuesit e mjeteve, u dërguan për në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti
Ekspertët kanë nisur hetimet për këtë aksident, por dyshohet se shkak është bërë lagështia e madhe e krijuar në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, si dhe shpejtësia e madhe më të cilën kanë qenë duke udhëtuar automjetet.

Nga aksidenti u bllokua për rreth 40 minuta edhe rruga Elbasan – Peqin.

*Në fotot automjetet e aksidentuara


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)




 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip