Aksident në Fier-Kraps/ Furgoni përplas makinën e parkuar, humb jetën 66-vjeçari (EMRI)

FIER- Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Fier-Kraps, ku një furgon është përplasur me një makinë të parkuar anës rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i furgoni, i identifikuar si Shefqet Kasa, 66 vjeç, i cili u çua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që çoi në vdekjen e 66-vjeçarit.  

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10 , në vendin e quajtur "Kraps", shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh.K.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë