Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Foto Ilustruese

Një 56-vjeçare është aksidentuar për vdekje këtë të enjte pasi përplasjes nga një automjet në afërsi të urës së Fushë-Krujës. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një mjet tip Benz me drejtues shtetasin me inicialet D.V ka aksidentuar një 56 vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ndërkohë behet e ditur se pas ngjarjes është arrestuar dhe drejtuesi i mjetit, ndërsa policia po punon për të zbulur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 22.11.2018, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të urës së Fushë-Krujës mjeti tip Benz me drejtues shtetasin D.V.ka aksidentuar shtetasen këmbësore Sh.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë - Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë