Aksident në Gjirokastër, dy mjetet përfundojnë në kanal! Tre të plagosur

Aksident në Gjirokastër, dy mjetet përfundojnë në kanal! Tre të plagosur

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit- Gjirokastër", ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Si pasojë e përplasjes, dy mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht gjenden në spitalin e Gjirokastrës.

“Rreth orës 22:45, në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit- Gjirokastër", automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët