Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të plagosur (VIDEO)

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

 Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të kthesa pranë Liqenit të Viroit. Makina tip 'Renault' me targa 'AA 129 VI' me të cilën po udhëtonin shoferi dhe dy pasagjerët ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.  Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, të makinës që është aksidentuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Makina e aksidentuar në Gjirokastër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Superleku’ tkurr fitimet e bizneseve, eksportet në krizë! Turizmi nuk rrit importet

‘Superleku’ tkurr fitimet e bizneseve, eksportet në krizë! Turizmi nuk rrit importet