Aksident në Gjirokastër, përplasen dy mjete, ‘Benzi’ del nga rruga, tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar në Gjirokastër. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Krahës-Mallakastër, duke shkaktuar lëndimin e tre personave që po lëviznin në këto mjete.

Automjetit tip Mercedez-Benz me targa AA843TK, i është bllokuar rruga nga një mjet tip Toyota me targa AB920AP. Tre të dëmtuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Report Tv sjell edhe pamje nga aksidenti, ku vihet re si pasojë e përplasjes, Benzi ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen